Nga Gazeta Si – Spanjolli Marc Marquez nuk ndalet dhe triumfon në Hungari. Në “Balaton Park Circuit”, piloti i Ducati-t arrin fitoren e 7 rradhazi, të 10 në 14 raundet e zhvilluar deri tani.
Numrat flasin për kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm që pas shpalljes si fituesi i parë në Balaton, ka një diferencë prej 175 pikësh ndaj vëllait Alex.
Në vendin e dytë u rendit Pedro Acosta që në bordin e “Ktm” bëri një rekuperim spektakolar nga vendi i 7.
Marco Bezzecchi plotësoi podin me të tretin rezultat të tillë rradhazi. Ishte italiani që parakaloi Marquez kthesën 1, dhe spanjolli pasi nuk rekuperoi menjëherë, humbi një tjetër pozicion duke zbritur në vendin e 3 pas Morbidelli-t.
Ashtu si në Brno dhe “Red Bull Ring”, edhe në “Balaton Park” u zhvillua sfida e zakonshme Bezzecchi – Marquez. Këtij të fundit iu deshën 5 xhiro për tu kthyer në vendin e dytë.
Ndërsa në kthesën e parë të xhiros së 11 rimori kren për të mos u ndalur më. Pas tij, Acosta vjen fillimisht në vendin e 3 dhe në vazhdim parakalon Bezzechi-n për vendin e dytë. Jorge Martin fitoi duelin për vendin e 4 duke lënë pas Luca Marini-n në bordin e Honda-s.
Morbidelli e mbyll në vendin e 6 përpara dy rivalëve të Ktm, Brad Binder dhe Pol Espargaro që parakaluan vetëm në fund Francesco Bagnaia-n.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



