Nga Gazeta Si – Numri #93 vendosi një rekord të ri ndërsa numri #72 realizoi një tjetër rekuperim.
Acosta u rrëzua kurse Bagnaia dështoi në sesionin e parë kualifikues.
Provat e para zyrtare të “MotoGP” në “Balaton Park” rezervuan drama dhe surpriza për një rradhë nisjeje intriguese.
Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) u bë i pari pilot që realizon “pole position” dhe vendos xhiron rekord.
Rivali i fundjavës, Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory); u rrëzua, Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) dështoi të kualifikohej në sesionin e 2… kurse Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) bëri një tjetër rikthim nga sesioni i parë në rradhën e parë të nisjes.
Di Giannanontio lë pas Bastianini-n që në vendin e 4 ndiqet nga Franco Morbidelli (Pertamina Enduro VR46 Racing Team).
Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) niset nga vendin i 6 përpara Acosta-s që detyrohet të pranojë vendin e 7 pas rrëzimit.
Aldeguer niset i 8, ndjekur nga Luca Marini (Honda HRC Castrol) që plotësoi rradhën e tretë përpara shokut të skuadrës, Joan Mir.

E njëjta histori edhe në eventin Sprint ku numri #93 arrin fitoren e 7 sezonale, të mëdhenjtë vazhduan rrëzimet ndërsa Di Giannantonio dhe Morbidelli plotësuan podin.
Ishte suksesi i 13 në 14 raunde për Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) që u shpall fitues i “Tissot Sprint” për të parën herë në Balaton.
Fabio Di Giannantonio u rendit i dyti, 2 sekonda pas Marquez dhe italianin e ndoqi shoku i skuadrës “Pertamina Enduro VR46 Racing”, Franco Morbidelli, në shkallën më të ulët të podiumit.
Nga vendi i 9 në nisje, Marini u mbrojt mirë dhe ja doli të mbante pas Aldeguer për vendin e 4.
Mir u rendit në vendin e 6 pëprpara Bezzecchi-t që u ndoq nga Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) në vendin e 8 dhe me një penallti prej 3 vendesh për Garën e të dielës.
Pikën e fundit në Sprint e mori Kampioni në fuqi, Martin në vendin e 9. Duke pritur Garën e nesërme, një pyetje qëndron në fuqi – Kush do ta ndalë kryesuesin e kampionatit?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



