Nga Gazeta ‘Si’- Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar në Gjermani, ku për pasojë 30 persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, autobusi është përplasur me një kamion teksa ishte rrugës për në Mynih, teksa dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po transportonte perime po udhëtonte drejt Mynihut gjithashtu.
“Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me kamionin pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit u ngjit në kamion dhe pësoi dëme të mëdha”, raportojnë mediat gjermane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



