Nga Gazeta Si – 6 herë kampioni i MotoGP, Marc Marquez fitoi për të parën herë në karrierë “Austrian Grand Prix” duke u shkëputur 142 pikë nga vëllai Alex në klasifikimin e përgjithshëm.
Për spanjollin ishte gara e 6 rradhazi që fitonte përfshi Sprintin e të shtunës nga rradha e dytë. 32 vjeçari nuk fitonte 6 gara rradhazi prej vitit 2014 dhe aktualisht është i pamposhtur prej “British Grand Prix” në muajin Maj.

Pas nisjes nga “pole position”, Bezzecchi kryesoi një pjesë të mirë të garës përpara sulmit të fundit nga spanjolli. Italiani u detyrua të pranojë vendin e 3 pas rivalit të Gresini Ducati, Fermin Aldeguer që arriti rezultatin më të mirë personal në MotoGP.
Kur duhen edhe 9 gara deri në fund, Marquez është pretendenti kryesor për titullin e 7 në MotoGP. Gara e rradhës është javën e ardhshme në Hungari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


