Nga Gazeta Si – “Austrian GP” është gara ku do të debutojë versioni i parë i “Sistemit të Kontrollit të Stabilitetit” në MotoGP.
Një risi që do të reduktojë “torque”-n kur motorri do të rrëshqasë. Diçka ndryshe krahasuar me “traction control” që reagon kur goma rrotullohet në vend.
Sistemi i ri është një “software” i përmirësuar që skuadrat mund ta përdorin bashke me “ECU – Njësia e Kontrollit Elektronik – mundësuar nga “Marelli”.
Nga kjo fundjavë e në vazhdim skuadrat do të zgjedhin versionin e preferuar bazuar në opsionet e lejuara për “Grand Prix”.
Që prej Austrisë, në mos të gjitha, pjesa më e madhe e skuadrave do ta përdorin sistemin e ri të përmirësuar.
Gjithçka në vazhdimësi të përkushtimit të “MotoGP” për rritjen e sigurisë në sport. Zhvillimi i “Sistemit të Kontrollit të Stabilitetit” u bë si një hap më tej drejt këtij misioni me objektiv reduktimin e përplasjeve anësore.
Falë bashkëpunimit të frytshëm mes MotoGP, Marelli dhe shoqatës së konstruktorëve – ky sistem pritet të debutojë në fundjavë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



