Nga Gazeta ‘Si’- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin e 2.25%.
Sejko u shpreh se ekonomia, punësimi dhe pagat po rriten.
Kurse inflacioni-tha ai- është në nivele të ulta, edhe pse në rritje të lehtë në tremujorin e dytë.
“Megjithëse pasiguritë në ambientin e huaj janë të larta, ekonomia pritet të rritet. Inflacioni pritet të kthehet në objektiv më gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Inflacioni bazë është rritur lehtë nga 2.4% në 2.6% në tremujorin e dytë. Rritja e inflacioni u diktua nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe e qirave”, u shpreh ai ndër të tjera.
Ai tha se inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
“Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin”, tha ai.
Sejko shpjegoi edhe faktorët që mbajnë rritjen ekonomike në vend, ku bie në sy rritja e nivelit të turizmit.
“Rritja ekonomike është mbështetur nga konsumi dhe shërbimet. Ndërtimi dhe turizmi po rriten ndërsa bujqësia vijon rënien. Rritja e ndërhyrjeve në tregun valutor ka ndihmuar në forcimin e kursit të këmbimit”, tha guvernatori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



