Motosport

Spektakolari Leclerc i befason të gjithë me “pole position” në “Hungarian Grand Prix”

Nga Gazeta Si – Sensancional dhe surprizues binomi Ferrari-Charles Leclerc që vendosën “pole position” në “Hungarian Grand Prix” përpara rivalëve të McLaren, Oscar Piastri dhe Lando Norris.

Leclerc nuk ishte aspak afër shpejtësisë së McLaren deri në sesionin e tretë kualifikues kur në xhiron e fundit, la pas Oscar Piastri-n me 0.026 sekonda.

Norris që është 16 pikë më pas në klasifikimin e përgjithshëm, u rendit i 3 me një diferencë prej 0.015 sekondash pas shokut të skuadrës.

Mercedes dhe George Russell plotësuan vijën e dytë në start përpara dy makinave Aston Martin.

Fernando Alonso dhe Lance Stroll plotësuan rradhën e tretë duke lënë pas Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto-n që në xhiron e fundit mundi 4 herë kampionin e Botës në fuqi, Max Verstappen.

Pas zonës së pikëve në Belgjikë, Liam Lawson ruajti trajektoren me vendin e 9 përpara Isack Hadjar që mbylli top-10 me dy makina të Racing Bulls.

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i 12 mes Haas të Ollie Bearman dhe Williams të Carlos Sainz. 7 herë kampioni anglez u eleminua në sesionin e dytë kualifikues.

Gara zhvillohet të dielën në orën 15:00 në Hungaroring.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë