Motosport

‘Power Rankings’ pas vizitës në Ardennes

Nga Gazeta Si – Në fundjavën që Spa-Francorchamps gërshetoi diellin e shndritshëm me shiun e dendur, Oscar Piastri dominoi në pistë dhe rriti diferencën ndaj shokut te McLaren, Lando Norris. Por si u hartua Poëer Rankings pas gazës në Belgjikë? Ju ftojmë të na ndiqni në vazhdim…

1-Pasi humbi Sprint-in nga “pole position”, Piastri çimentoi autoritetin e tij në Garën e të dielës ku sulmoi që në fillim duke rrëmbyer kryesimin nga Norris.

1-Parakalimi nga Russell dhe Mercedes në xhirot e para me pistën e lagur nuk e pengoi Albon të rigjente ritmin për ti rezistuar Hamilton në bordin e një Ferrari më të shpejtë. Kjo falë edhe avantazhit në vijën e drejtë që i dha mundësi ta mbyllte garën në vendin e 6.

3-Leclerc ishte më i miri i atyre që ndoqën të dielën. U kualifikua pas dy rivalëve të McLaren dhe ruajti të njëjtin pozicion duke menaxhuar i pashqetësuar presionin nga Verstappen edhe me gomat e ndërmjetme.

4-Verstappen vuri bast mbi një set-up me forcë të ulët rëndese në Sprint e të shtunës që i siguroi vendin e dytë përpara se të parakalonte Piastri-n në “Les Combes”.

4-Pavarësisht paraqitjes së dobët të Alpine, Gasly ja doli të mbërrinte në sesionin e dytë kualifikues. Pas nisjes nga vendi i 13 dhe shfrytëzimi i DRS, në përfundim të 44 xhirove ja doli të renditej në “top10”.

6-Lawson që siguroi të 3 zonë pikësh në 6 garat e fundit në Belgjikë, u rendi i 10 në Sprint dhe u nis nga vendi i 9 një ditë më pas. Në të dy rastet pas shokut të skuadrës te Racing Bulls, Hadjar. 

7-Norris ndoqi Verstappen dhe Piastri-n në Sprint por ndryshoi dhe siguroi “pole position” në Garën e të dielës. Pavarësisht se u ndihmua nga starti në lëvizje, britaniku i McLaren ishte i pafuqishëm të evitonte parakalimin nga Piastri në vijën e drejtë “Kemmel”. 

8-Braziliani Bortoleto impresionoi me formën në Belgjikë ku siguroi të dytën zonë pikësh në 3 garat e fundit duke u renditur në vendin e 9. Kualifikimi në sesionin e 3 duke lënë jashtë Hulkenberg dhe shpejtësia më e lartë se gjermani në garë, flet për ambjentimin e tij të plotë. 

9-Pas nisjes nga “pit lane” Hamilton dhe Ferrari transformuan fundjaën nga zhgënjyese në impresionuese duke u bërë i pari pilot me goma “slick”. Garën e përfundoi në vendin e 7 pasi nuk ja doli të parakalonte Williams-in e Albon.

9-Për të 4 Garë rradhazi, Bearman u rendit në vendin e 11 duke mos marrë asnjë pikë. Por në Belgjikë kishte arësye që piloti i Haas të gëzohej. Vendi i 7 në Sprint i dha atij pikët e para që nga Bahreini në Prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë