Motosport

Fakte dhe statistika nga Spa-Francorchamps

Nga Gazeta Si – “Belgian Grand Prix” në Spa-Francorchamps rezervoi jo vetëm një garë të paharrueshme por gjithashtu fakte dhe statistika të denja për tu lexuar.

Australianë të tjerë kanë mund të kenë më shumë fitore në karrierë dhe madje mund të jenë shpallur edhe kampionë Bote, por asnjë prej tyre nuk ka më shumë fitore në një sezon se sa Oscar Piastri, pas suksesit të tij në “Spa-Francorchamps”.

A dëshironi të mësoni më shumë për fundjavën në Belgjikë? Mos humbi kohë por na ndiqni si vivon…

• Piastri rriti diferencën në Klasifikimin e përgjithshëm pas Sprint-it dhe Garës së fundjavës.

• 31 pikët që mori Piastri, janë më shumë se çdo pilot tjetër në një garë të vetme në historinë e F1. Më shumë edhe se Max Verstappen apo Lewis Hamilton.

• Piastri fitoi garën e 6 këtë sezon, më shumë se çdo australian në një sezon të F1.

• McLaren rregjistroi fitoren e 13 në “Spa-Francorchamps”, të parën që prej Jenson Button në 2012.

• Me Lando Norris në vendin e 2, McLaren fitoi garën e 6 sezonale me dy makinat në vendet e para – më shumë që prej binomit Alain Prost-Ayrton Senna që e bënë diçka të tillë në 10 gara në 1988.

• Ishte hera e parë që Norris renditej mes 4 të parëve në Spa.

• Ferrari dhe Charles Leclerc u renditën të tretët në Spa për të 3 sezon rradhazi.

• Vetëm Piastri (11) dhe Norris (11) kanë më shumë podium se sa Leclerc këtë sezon (5).

• Red Bull dhe Max Verstappen u renditën në vendin e 4 për të dytin sezon rradhazi në Spa. 

• Verstappen ka qënë vetëm një herë në podium 6 garat e fundit (I 2 në Kanada).

• Mercedes dhe George Russell zunë vendin e 5 dhe nuk ngjiten mes 4 të parëve që prej fitores në Kanada.

• Alex Albon zuri vendin e 6 për Williams, për të 4 herë këtë sezon.

• Ky ishte rezultati më i mirë për Williams në një garë të plotë në “Belgian Grand Prix” në 10 vitet e fundit (që prej vendit të 6 që Felipe Massa zuri në vitin 2015).

• Lewis Hamilton dhe Ferrari zunë vendin e 7 duke u nisur nga “pit lane”.

• Liam Lawson u rendit në vendin e 8 për Racing Bulls – për të dytën herë në 3 garat e fundit.

• Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto u renditën të 9 për të dytin përfundim në zonë pikësh.

• Këto ishin pikët e para të Sauber në Spa prej vitit 2018 me Marcus Ericsson.

• Alpine dhe Pierre Gasly në vendin e 10 për të dytën garë rradhazi.

• Haas dhe Oliver Bearman në vendin e 11 për të 4 garë rradhazi, seria më e gjatë për mbylljen e garës në të njëjtin pozicion me përjashtim të vendit të 1.

• Vendi i 12 për Kick Sauber dhe Nico Hulkenberg, ishte rezultati më i mirë i gjermanit prej vitit 2019 në Spa.

• Pas vendit të 16 për Mercedes, Kimi Antonelli ka vetëm një klasifikimin në zonën e pikëve në 7 garat e fundit (vendi i 3 në Kanada).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë