Motosport

Ngjarjet që priten me interes në garën belge të Formula 1

Nga Gazeta Si – Pas pushimeve të shkurtëra, Formula 1 do të kthehet në pista me dy gara rradhazi. Ndërsa pilotët bëhen gati për Spa-Francorchamps, ka patur disa zhvillime në paddock …
Ndryshimet te Red Bull
“2025 Belgian Grand Prix” do të jetë fundjava e parë në F1 që Red Bull nuk do të drejtohet nga Christian Horner si “CEO & Team Principal”. Ai do të zëvendësohet nga ish “Team Principal” i Racing Bulls, Laurent Mekies që ka një detyrë jo të lehtë për ndalimin e rënies së lirë të Red Bull.
Fokusi te shkëmbimi Verstappen-Russell
Pas garës së fundit në Silverstone, u shtuan zërat për të ardhmen e Max Verstappen te Red Bull. Tani që emrat e rëndësishëm e kanë lënë skuadrën, situate bëhet më intriguese dhe në ditët e fundit të Horner në detyrë, emri i George Russell u përmend si një pasues i mundshëm nëse Max zgjedh të shkonjë te Mercedes në 2026.
Forma e Sauber
“British Grand Prix” ishte një fund i lumtur për Nico Hulkenberg që gjeti të parin podium në karrierën e tij në Formula 1. Festimet e ligjshme në bokse dhe selinë qëndrore të Sauber në Zvicër duhet të shoqërohen me progresin e podiumit të parë në 13 vite edhe për skuadrën. Garanci për këtë janë 35 pikët e grumbulluara nga “Spanish Grand Prix” që e bëjnë skuadrën e 4 më të suksesshme në 4 garat e fundit.

Momentum-i i Ferrari-t
Scuderia nuk ka fituar asnjë garë në 2025 por në garat e fundit kanë gjetur drejtimin e duhur duke përfunduar me të paktën një makinë në top5 prej fundjavës në Imola. Duket se italianët kanë gjetur zgjidhjen e duhur për amortizatorët e pasëm, për të cilët janë ankuar shpesh si Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. 3 podiumet në 5 garat e fundit dhe vendi i 2 në klasifikimin e konstruktorëve, duken një hap pozitiv.
Cirkuiti që pëlqehet nga pilotët
Ka diçka speciale në fundjavën e Formula 1 në Spa-Francorchamps. E vendosur në Ardennes, pista është sfiduese në balancimin e shpejtësisë së lartë dhe forcës së rëndesës në sektorin e mesëm dhe vëmendja menjëherë shkon në “Eau Rouge”, “Raidillon”, “Pouhon” dhe “Blanchimont”. Aftësia e shtuar për parakalime dhe pikëpyetjet për reshjet e shiut kanë ndikimin e tyre gjatë fundjavës ku një sektor është I tëri i thatë, ndërsa tjetri i mbuluar nga uji. Pa harruar që Spa-Francorchamps do të presë eventin Sprint, për të dytën herë. Një xhiro në Spa mjafton por më shumë garë, parakalime dhe aksion, e bëjnë atë akomë më speciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë