Motosport

Bagnaia ‘Pole position, Marquez ‘Sprint’-in në Brno

Mëngjes i rëndësishëm pas të parit “pole position” këtë sezon për Francesco Bagnaia-n (Ducati Lenovo Team). Dy herë Kampioni i Botës do të niset përpara shokut të skuadrës,  Marc Marquez që pësoi aksident në kthesën e 13 të xhiros së fundit kualifikuese. Binomi i Ducati-t zyrtar pasohet në rradhën e parë nga Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP). Ndërsa Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP), që renditet i dytë në klasifikimin për pilotë u “detyrua” të niset nga rradha e tretë në “Tissot Sprint” dhe “Grand Prix”. Kampioni i Botës në fuqi, Jorge Martin (Aprilia Racing) do të niset nga vendi i 12 për të parën herë nga muaji Prill. Bezzecchi pësoi një tjetër incident por nuk e humbi vendin në nisje dhe Aprilia plotëson rradhën e dytë. Joan Mir (Honda HRC Castrol) bëri paraqitjen më të mire sezonale me vendin e 5.

Kampioni i Botës në vitin 2020 do të garojë përkrah Fernandez  dhe Acosta. Alex Marquez ka punë për të bërë nga vendi i 8 nëse ka ende objektiv arritjen e Marc Marquez ndërsa Zarco kompleton rradhën e tretë. Në vendin e 10 niset Jack Miller (Prima Pramac Yamaha MotoGP), përpara Enea Bastianini-t (Red Bull KTM Tech3) dhe Martin.Ndërkohë në të parin event Sprint në Brno u pa një tjetër strategji perfekte e #93 që i detyroi pilotët e KTM, Acosta dhe Bastianini ta ndiqnin në podium. Pas asaj që u duk një betejë e presionit të gomave dhe detyroi Pecco-n dhe Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) të ulnin ritmin, numri #93 doli shumë shpejt në kryesim për suksesin e rradhës në Sprint. Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing) dhe  Enea Bastianini (Red Bull KTM Tech3) ngjitën për të parën herë këtë sezon, dy motorrë KTM në podium. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë