Motosport

‘Rally Delfi 2025’ në Estoni

Nga Gazeta Si – Me qendër në Tartu, eventi ofron një gërshetim të sektorëve të gjerë dhe rrugëve të shpejta mes pyjeve që kërkojnë precizion dhe guxim në shpejtësi të lartë që i mban pilotët të karikuar nga starti në finish. Rally u përfshi në kalendarin e WRC në vitin 2020 dhe shumë shpejt fitoi reputacion mes tifozëve për shkak të organizimit, numrit të madh të ndjekësve dhe rrugëve të shpejta. Estonia mund të jetë vërtetë e shpejt por në asnjë mënyrë një garë e lehtë. Shpejtësia është e lartë por sipërfaqja e rrugës ndryshon në mënyrë konstante me gropa dhe kërcime të njëpasnjëshme që nuk të lënë kohë për relaks. 

Rovanperä kërkon fitoren e katërt në Estoni

Etapat kanë një nisje të butë por cdo xhiro që kalon i bën ato të paparashikueshme, shto këtu edhe motin e ngrohtë që mund ti shndërrojë sfidat e shpejtësisë së lartë në një garë për mbijetesë. Pilotët duhet të jenë për fokusuar, të gjejnë ritmin dhe besimin, tek makina dhe bashkëpiloti. Humb një moment këtu dhe ke dalë jashtë gare. “Rally Estonia” u bë zyrtarisht pjesë e WRC në përfundim të COVID-19. Kalle Rovanperä fitoi garën e parë në shtëpi në vitin 2021 ndërsa Estonia, rregullisht është dëshmitare e shpejtësive të larta ku makinat ecin normalisht me një shpejtësi prej 120 miljesh/orë. Mijëra tifozë të apasionuar mbushin rrugët në cdo edicion duke e bërë atë një nga eventet me atmosferën më argëtuese të sezonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë