Motosport

Power Rankings pas Silverstone

Nga Gazeta Si – Reshje shiu që e shndërruan në dramatik lanë pasojat e tyre në “British Grand Prix” ku Lando Norris arriti fitoren e parë në shtëpi dhe Nico Hulkenberg u ngjit për të parën herë në podium. Por si u paraqitën pilotët e tjerë dhe si renditen ata në “Power Rankings” pas Silverstone dhe në përfundim të pjesës së parë të sezonit?

E diela që lamë pas shënoi startin e 239 të Hulkenberg në F1. Gjermani kishte debutuar me Williams në vitin 2010 dhe në ishull këtë herë u duk në vështirësi duke u eleminuar në sesionin e parë. Mirëpo falë eksperiencës ai bëri një paraqitje brilante duke u ngjitur nga vendi i 19 në të 3.

Norris e filloi fundjavën e “British Grand Prix” me deklaratën se ishte gati të dorëzonte sukseset e arritura vetëm e vetëm për të fituar një garë në shtëpi. Rivaliteti nga Max Verstappen dhe Oscar Piastri nuk mungoi por ai ja doli të kapitalizonte mbi gaimet e Red Bull dhe McLaren pas penaliteteve.

Piastri po bënte një paraqitje të mirë në Silverstone duke i rezistuar dhe dominuar Verstappen deri në daljen e “Safety Car” në piste. Pikërisht nën regjimin e saj, australini gaboi dhe u penalizua me 10 sekonda. Në fund u rendit i dyti por e ndjente se meritonte më shumë.

Lewis Hamilton u kthye kompetitiv me Ferrari-n duke shpresuar për podiumin e rradhës në “British Grand Prix” ose fitoren numër 10në Silverstone. Pas kualifikimit në vendin e 5, ai dha gjithcka për vendin e 3 të dielën, por u detyrua të kënaqej me pozicionimin pas Hulkenberg.

Pierre Gasly dhe Alpine lanë për të dëshiruar në Provat Zyrtare por u shfaqën ndryshe në Garë. Në kushtet e shiut ai ja doli të menaxhonte garën të cilën e mbylli në vendin e 6.

Lance Stroll është i njohur për aftësitë në pistë të lagur dhe pas vendit të 17 në Provat Zyrtare, arriti të shkonte deri në vendin e 3 për një pjesë të mirë të Garës. Por në fund u rendit në vendin e 7 për shkak të tharjes së pistës. Paraqitje solide kjo për Aston Martin.

Verstappen realizoi një xhiro sensacionale duke lënë pas dy McLaren, Ferrari-n dhe Mercedes-in e  George Russell për “pole position” Por një ditë më pas gjithcka u vështirësua për të dhe nuk ishte në gjëndje të ruante ritmin e Piastri-t dhe McLaren. Ndërsa gaboi pas largimit të Safety Car dhe në fund iu desh të kënaqej me vendin e 5.

Alex Albon u shfaq i zhgënjyer me me sjelljen e Williams në Provat Zyrtare por ndryshimi i kushteve në Silverstone ishte një mundësi e re dhe piloti Tai-Britanik ja doli të konvertonte nisjen nga vendi i 13 me klasifikimin në vendin e 8.

Fernando Alonso spikati në Provat Zyrtare duke e futur Aston Martin në top 10 ndërsa Garën e mbylli në vendin e 9 por ashtu si Stroll duke ndjerë se ka potencial për më shumë. Falë tyre skuadra u rendit për të parën herë me dy makinat në zonën e pikëve.

Ollie Bearman provoi një fundjavë dramatike në Garën e shtëpisë ku vuajti mungesën e shpejtësisë së Haas, gërshetuar me gabimet e kushtueshme. Edhe pse arriti në sesionin e 3 kualifikues, penaliteti prej 10 vendesh e zbriti në të 18. Nga ku provoi të renditej në zonën e pikëve por incidenti me Esteban Ocon, shuajti cdo shpresë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë