Nga Gazeta ‘Si’ – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.
Ulsi Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Gjelin, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.
Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se ‘prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren’.
Kujtojmë se ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka nisur një aksion për pastrimin e hapësirave publike.
Ka qenë vetë kryeministri ai që ka shenjestruar Prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për ndërtimet pa leje në Theth.

Prej ditësh në Theth policia dhe IKMT kanë nisur shembjen e objekteve pa leje. Ky aksion ka shkaktuar reagime të shumta, me banorët e Thethit që kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



