Motosport

Vrapimi i lënë në mes…

Christian Horner nuk e përfundoi dot vrapimin e parë të dekadës së 3 në krye të Red Bull Racing. Pas 20 viteve në drejtim, gjatë të cilëve ai krijoi jo një, por dy Epoka mes Austrisë dhe Anglisë. Ai punoi me 14 pilotë gjatë kësaj kohe dhe u shndërrua në drejtuesin më jetë gjatë në cirkuit deri pak orë më parë. Kjo sa për meritë dhe rezultate po aq edhe për shkak të largimit të kolegëve më të vjetër. I vetmi që mund ta arrijë në të ardhmen e afërt, mbetet Toto Wolff që drejton Mercedes.

Në total ai e drejtoi skuadrën në 405 gara, duke fituar 124 prej tyre. 14 tituj në total janë të lidhur me emrin e tij, 8 nga të cilët për pilotë dhe 6 për konstruktorë. Christian Horner është i dyti sa i përket garave të fituara nga “Team Principal”. Kryeson Ron Dennis me 138 gara të fituara, 14 më shumë se Horner që ndiqet nga Wolff me 120. Top5 plotësohet nga Sir Frank Williams me 114 gara të fituara dhe Jean Todt me 98 fitore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë