Drejtësia

Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Shtetasi E. R., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Tiranë.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi gjykata e Romës ka caktuar urdhër arresti për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Sakaq pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë