Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në qershor arriti vlerën më të lartë në një vit, 2.4%.
INSTAT raporton se ishin ushqimet dhe pijet joalkoolike që udhëhoqën rritjen, ndikuar nga grupi i qirave, energjisë elektrike dhe ujit. Edhe pse sezon, kontribut i sektorit të hotelerisë dhe bar-restoranteve llogaritet minimal, 0.1 pikë.
Nga qershori 2024, rritjen më të fortë të çmimeve e ka patur grupi i argëtimit dhe kulturës me 6.8%, ndjekur nga ushqimet, pijet alkoolike/joalkoolike dhe duhani me 3.5%. Brenda grupit të ushqimeve, nëngrupet me rritjen më të lartë të çmimeve ishin “vajra dhe yndyrna” me një rritje prej 7.6%, “zarzavate përfshirë patatet” me 5.3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4.6%, “mish” me 4%, “peshk” me 2.4% dhe “fruta” me 1.3%.
Çmimet e hoteleve dhe bar-restoranteve janë rritur me 1.7% e komunikimi me 1.6%. Vetëm grupi “Transporti” shënoi ulje çmimesh prej 0.5%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



