Motosport

Norris fiton, Hulkenberg në podium

Nga Gazeta Si – Lando Norris fitoi “British Grand Prix” në Formula 1, e para fitore në shtëpi. Britaniku i Mclaren la pas shokun e skuadrës, Oscar Piastri dhe gjermanin e Sauber, Nico Hûlkenberg që pas 14 vitesh dhe me shumë se 200 garash, ngjitet për të parën herë në podium. Norris përfitoi nga nga penalltia prej 10 sekondash që iu dha Oscar Piastri-t, për mosrespektin të rregullave pas ristartit në fund të daljes së dytë të “safety-car” në Silverstone. Piastri pati një kryesim të qetë deri në reshjet e shiut dhe iu rezistoi disa incidenteve rradhazi por u kalua nga Norris kur shleu penalitetin gjatë hyrjes së fundit në “pit stop” në xhirot e mbylljes së garës.

Norris që u shfaq në lot pasi kaloi vijën e finishit, reduktoi akoma më shumë defiçitin ndaj Piastri-t që vazhdon të kryesojë klasifikimin me një diferencë prej 8 pikësh. Një fundjavë për të mos u harruar edhe për 37 vjeçarin gjerman, Nico Hulkenberg, që u ngjit për të parën herë në podium pas ekzaktësisht 239 garash – duke vendosur një rekord për kohën më të gjatë për tu renditur në “top 3” – pas një gare perfekte në bordin e Sauber. Veteran gjerman i rezistoi përpjekjeve të Lewis Hamilton dhe Ferrari-t që u ndoqën nga Red Bull dhe Max Verstappen në “top5”. Kjo e këtij sezoni ishte gara e parë që Hamilton nuk ngjitet në podium në shtëpi, në praninë e 168.000 shikuesve vetëm të dielën dhe 500.000 gjatë tërë fundjavës – një rekord në F1.

Një moment deçiziv për garën ishte gabimi i Verstappen që doli nga pista në largimin e të dytës “safety-car”, i çorientuar nga incidenti me Piastri-n. Pothuajse i ngjashëm me atë në “Canadian Grand Prix”, 2 javë më parë ku protestat e Red Bull kundër George Russell dhe Mercedes nuk u pranuan. Këtë herë steëard-ët vendosën të penalizonin Piastri-n për shkelje të rregullave. Fillimisht në vendin e 10, Verstappen e mbylli garën në të pestin duke qënë 69 pikë pas Piastri-t. F1 do të shkojë me pushime dhe gara e rradhës është pas 3 javëve, “Belgian Grand Prix” më 27 Korrik në Spa-Francorchamps.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë