Fustani i bardhë i nuses është traditë mijëvjeçare për shumë vajza të reja në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
Në vitin 2016 , 93 përqind e nuseve kanë zgjedhur të vishen me fustan të bardhë në ditën e celebrimit të dashurisë s ë tyre, shkruan revistës Brides.
Mbretëresha e skocezëve Mary Stuart zgjodhi të vishej me fustan të bardhë, kur ajo u martua në vitin 1559. Në atë kohë, veshja e dasmës (për familjet mbretërore dhe familjet e pasura ) ishte e kuqe apo edhe të zeza. E bardha ishte ngjyra e zisë për zonjat franceze. Por trendi i fustanit të bardhë në ditën e dasmës, nisi nga Mbretëresha Victoria, kur ajo u martua me kushëririn e saj Albert më 10 shkurt të vitin 1840.
Zgjedhja e ngjyrës së bardhë ishte e pazakontë, pasi veshjet me ngjyrë ishin më të njohura në atë kohë.
Fustani u zbukurua me dantella të punuar me dorë. Veshja gjithashtu përcaktoi standardin për magjepsjen publike me veshjen e dasmës mbretërore.
Fotografia ishte në hapat e saj të parë në vitin 1840, por reportazhet dhe ilustrimet e dasmës mbretërore e përhapën fjalën mbi veshjen e mbretëreshës dhe e bardha shumë shpejt u bë e njohur për klasat e tjera. Që nga ajo kohë ngjyra e bardhë u interpretua si simbol i virtytit. Redaktorët e një reviste amerikane ‘Godey’s Lady’s Book, këshilluan: “Zakoni është vendosur, që nga epoka e hershme, se e bardha është ngjyra më e përshtatshme, çfarëdo materiali qoftë. Është një emblemë e pastërtisë dhe pafajësisë së vajzërisë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.