Quhet Isko Alarkon dhe është një mesfushorët më të mirë qarkullim. Spanjoll, vetëm 26 vjeç dhe katër herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madrid, Isko është një mesfushorë që ka treguar se mund ta bëjë diferencën. Një produkt i dalë nga akademia e Valencias, Isko shpërthimin e tij e pati te Malaga, nga ku u ble nga Real Madrid për të marrë në dorë frenat e mesit të fushës.
Talenti nuk i mungon në asnjë drejtim, por sërish kjo nuk ka bërë që Isko të jetë një lider në skuadrën e Real Madrid. I gjendur në këtë situatë spanjolli është duke menduar largimin nga “Los Blancos” në një tjetër ekip, ku ai të jetë “ylli” dhe e gjithë vëmendja të jetë e përqendruar vetëm tek ai. Prej muajsh flitet për një interesim të Juventus, ku në verë shkoi Ronaldo dhe ku përflitet se do të shkojë edhe mbrojtësi Marcelo. Por në ditët e fundit për Iberikun shtatshkurtër është hapur një tjetër pistë. Ai pëlqehet shumë nga pronari rus i Çelësit, Roman Abramoviç, i cili është i gatshëm të shpenzojë deri në 80 milionë euro për ta marrë atë në “Stamford Bridge”. Gazetat angleze e kanë bërë të sigurt interesimin e londinezëve dhe se në verë kjo lëvizje mund të konkretizohet që në muajin qershor.
Më herët Isko ishte përfolur edhe për një kalim te Barcelona, por një lëvizje e tillë do të ishte shumë e vështirë. Presidenti i madrilenëve, Perez nuk do e pranonte lehtë largimin e një tjetër ylli të ekipit për më tepër te rivalët e përbetuar katalanas.
Gjithsesi me gjithë situatën e krijuar te Real Madrid, ku Isko ndihet i parëndësishëm me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do e shohim me një tjetër fanellë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.