Motosport

Arabët hapin thesin – 264 milionë euro për Verstappen

Prej pak orësh po qarkullon lajmi për investimin e rradhës, këtë herë në Formula 1. Fondacioni që zotëron Newcastle Utd është në tratativa për blerjen e Aston Martin dhe pas timonit kërkon Max Verstappen për vitin 2026.

Holandezi është lidhur shpesh me largimin nga Silverstone që nga dita kur Red Bull humbi dizenjuesin Adrian Newey-n. Mirëpo Andy Cowell (CEO i Aston Martin) emërton gjithçka si spekullim duke konfirmuar mbështetjen për Fernando Alonso-n dhe Lance Stroll.

Max Verstappen dhe Fernando Alonso

Katër herë kampioni Verstappen nuk e ka nisur mirë këtë sezon dhe këshilltari i Red Bull, Helmut Marko ka ngritur alarmin e një largimi të mundshëm. Sauditët zotërojnë 20% të kompanisë Aston Martin Lagonda dhe sponsorizojnë skuadrën e F1 nëpërmjet kompanisë së prodhimit të naftës Aramco. Për të bindur Verstappen ata kanë gati 264 milionë euro për tre sezone.

Çka do të thotë se paga e holandezit do të rritej menjëherë nga 50 në 88 milionë euro në vit. Objektivi është vendosja e skuadrës në kushte optimale për të kërkuar titullin e pilotëve dhe konstruktorëve nga sezoni i ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë