Ai e mori kryesimin në xhiron e 126 nga 400 në garën e 7 të “NASCAR Cup Series” dhe prej aty nuk e ktheu më kokën pas. Me ndihmën e stafit në pit stop, piloti i “Joe Gibbs Racing Toyota” kryesoi në 274 nga 275 të fundit ku Christopher Bell, kryesoi vetëm një xhiro pas ristartit në xhiron e 326. Hamlin u shkëput në 75 xhirot e fundit dhe fitoi ndaj shokut të skuadrës Bell me një diferencë prej 4.617 sekondash. Kjo ishte fitorja e 6 e tij në Martinsville dhe e para prej vitit 2015.

Gjithashtu fitorja e parë e sezonit dhe e 55 në karrierë duke barazuar Rusty Wallace në vendin e 11 të të gjitha kohërave. Fitorja e parë e Hamlin në bashkëpunim me Chris Gayle, drejtuesi i 7 teknik që triumfon në partneritet me të. Bell dhe “Toyota No. 20” ishte shumë e ngadaltë në xhirot e fundit për të kapur dhe kaluar Hamlin por mjaftueshëm e shpejtë për lënien e Bubba Wallace në vendin e 3 për të dytën garë rradhazi.

Chase Elliott u rendit në vendin e 4 i ndjekur nga Kyle Larson. Ross Chastain, Ryan Preece, Joey Logano, Chase Briscoe dhe Todd Gilliland që kompletoi “top 10”. William Byron që u rendit në vendin e 22 pas një pit stop-i të gjatë ruan kryesimin e përgjithshëm me 16 pikë ndaj Larson. “Cup Series” vazhdon të dielën e ardhshme me “Goodyear 400” në “Darlington Raceway”. Atje ku Brad Keselowski (RFK Racing) është fituesi në fuqi.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


