Ngjarje

Sot Dita e Verës, një nga festat më të vjetra pagane shqiptare

Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një aksesor prej fijesh të bardha dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet në qytetin e Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi. Kremtimet praktikohen për një jetë më të mirë, të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë