Drejtësia

Vrasja e Ardian Nikulajt, shkon në gjyq dosja ndaj portugezit Ruben Saraiva

Gazeta Si – Gjykata e Lezhës ka dërguar për gjykim shtetasin portugez, Ruben Saraiva i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Renis Sheshi, ndërsa i riu portugez do të përballet me akuzat për ‘vrasje me dashje’ për interes sipas ne it 78/2 e 25 te Kodit Penal dhe ‘armëmbajtje pa leje’ sipas nenit 278/1 të Kodit Penal.

Sipas Gjykatës, rezulton të ketë prova mjaftueshëm për t’u gjykuar për këto vepra. Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes.

Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e sagës së hakmarrjes që familja e viktimës kanë pasur me fisin Lekstakaj prej dekadash, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë