Drejtësia

GJKKO refuzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e masës ‘arrest në shtëpi’

Gazeta Si – GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës për heqjen e masës së “arrestit shtëpiak”, pasi është nën hetim nga SPAK për aferën e provatizimit të klubit sportiv “Partizani”.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Jamarbër Malltezit, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Mësohet se avokatët e tij kërkuan shfuqizim të masës, duke pretenduar së masa ndaj klientit të tyre bie ndesh me prezumimin e pafajësisë.

Dhëndri i Sali Berishës ndodhet në “arrest shtëpie” që prej nNëntorit të vitit  2023, i cili është marrë i pandehur nga GJKKO, pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave. Ndërsa vjehrri i tij, Sali Berisha, akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv”, në masën “detyrim paraqitje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë