Drejtësia

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit, pasi akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj pretendoi se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Dosja në fjalë do të shqyrtohej nga gjyqtari Erjon Bani dhe në përfundim trupa gjyqësore vendosi rrëzimin e kërkesës së  Veliajt.

Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK ndodhet në qeli që prej datës 10 shkurt 2025, ku iu sekuestrua edhe celulari nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Praktika hetimore ka treguar se sendet e sekuestruara të personave që janë objekt hetimi kthehen në fund të procesit pasi konsiderohen si prova materiale.

Po ashtu fillimisht për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën u vendos masa e ‘arrestit në shtëpi’, por më pas GJKKO vendosi që kjo masë të lehtësohej në ‘detyrim paraqitje’. Kjo masë është dhënë edhe për disa biznesmenë, të cilët sipas SPAK kanë kryer korrupsion aktiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë