Ngjarje

Durrës / Dhjetëra shpendë të ngordhur, vendoset në karantinë ferma

Dhjetëra pula kanë ngordhur në Rashkull, Durrës në një fermë që ka rreth 220 mijë krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë në Rashbull dhe një kapanon në Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.

Ferma për momentin është në karantinë ndërsa janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës,  ISUV.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situates si dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për rritjen e vigjilences dhe marrjen e masave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë