Drejtësia

Mesazhi që la Sali Berisha në SPAK, pasi zbatoi masën ‘detyrim paraqitje’

Gazeta Si – Pas daljes nga SPAK, ku zbatoi masën e sigurisë “detyrim praqitje” për dosjen “Partizani”, Sali Berisha bëri publik edhe shënimin që ka lënë në letrën e paraqitjes.

Ai sërish ka akuzuar SPAK se është prokurori politike e kryeministrit Edi Rama, ndërsa sulmon edhe kreun Altin Dumani, duke e quajtur mercenar.

“Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025″, ka shkruar Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë