Nga Gazeta ‘SI’ – GJKKO ka caktuar masën arrest shtëpie, për avokatin Bardh Koçi, i cili akuzohet për ushtrim të ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim të detyre.
Sipas SPAK, avokati Koçi, që mbante edhe detyrën si Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka kërkuar nga klientja e tij, shtetësja me iniciale P.M. shumën prej katër mijë eurosh dhe ka marrë një mijë euro parapagim për të ndikuar te gjyqtari që kishte në dorë çështjen e shtetases P.M.
Pas kërkesës nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, caktoi masën “arrest në shtëpi” për avokatin dhe masën detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për gruan, që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Gjatë hetimit, janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



