Ngjarje

Bleu karburant me para false, arrestohet turku në Fier

Nga Gazeta ‘SI’- Një shtetas turk është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi bleu karburant me kartëmonedha të falsifikuara.

Pas kallëzimit të një punonjësi të një pike karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, i cili raportoi se një klient kishte paguar me dollarë të dyshuar si falsë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare organizoi punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat, u ndalua dhe u arrestua shtetasi Burak Ozakyuz 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë