Ngjarje

Nesër nis muaji i Ramazanit, Spahiu: Muaji i solidaritetit, të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, që fillon ditën e shtunë, më 1 Mars.

Bujar Spahiu shprehet se muaji i Ramazanit është një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.

“Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj”, shprehet kreu i KMSH-së.

Ai shprehet se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

“Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë”, thekson Bujar Spahiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë