Gazeta Si – Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, është shpallur fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” nga Gjykata e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kapri u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, por ekzekutimi i dënimit u pezullua dhe u vendos që ish-kryebashkiaku të kryejë shërbim prove për dy vjet.
Si dënim plotësues, gjykata i hoqi të drejtën të ushtrojë funksione publike për një periudhë prej 5 vjetësh.
Në të njëjtin proces, dy ish-zyrtarë të tjerë, Besmira Niko dhe Besjan Meço, u dënuan me 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe u heqën të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Sipas SPAK, Kapri, në bashkëpunim me këta zyrtarë, lejoi që kompania “Gedi sh.p.k” të përfundonte punimet e pezulluara të një pallati 12-katësh, duke shkelur rregullat dhe procedurat e duhura.
Por Kapri kishte qenë më parë administrator i kompanisë “Gedi sh.p.k”, të cilën e transferoi në emër të vëllait të tij kur u zgjodh kryebashkiak. Ky transaksion ka ngritur dyshime për konflikte interesi gjatë periudhës së detyrës së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



