Ngjarje

Zgjedhjet e 11 majit / Nga 3 marsi nuk lejohen më punësime në administratë, vetëm për nevoja urgjente

Nga Gazeta Si- Duke nisur nga 3 marsi, do të ndalohet çdo procedurë rekrutimi në administratë gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të vitit.

‘Që prej datës 3 mars do të ndalohet çfarë do lloj procedurë rekrutimi, që të marrin në punë punonjës të rinj, procedurat e nisura duhet të përfundojnë’, tha Ministrja e Shtetit për Adminiatratën Publike Adea Pirdeni.

Pirdeni sqaroi për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë se procedurat e rekrutimit të nisura duhet të përfundojnë, ndërsa në asnjë ministri, institucion apo shoqëri aksionere ku shteti është pronar, nuk do të lejohet rregullimi i procedurave të reja për punësime, përveç rasteve emergjente në fushat e infrastrukturës kritike, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.

Kjo masë ka për qëllim të sigurojë një proces zgjedhor të parandalojë përdorimin e burimeve njerëzore të administratës shtetërore për ndikim politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë