Drejtësia

Skandali me tenderët te Bujqësori, 4 të akuzuar mbeten në burg, ndryshon masa për 5 të tjerë

Nga Gazeta Si- 4 të arrestuarit e përfshirë në skandalin me tenderët në Universitetin Bujqësor të Kamzës Edmon do të vijojnë të qëndrojnë në burg ndërkohë që Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka masat për katër profesorë, nga arrest shtëpiak në detyrim paraqitje, ndërsa janë lënë në fuqi të gjitha masat e detyrimit me paraqitje, gjithsej 9 masa, mes tyre edhe për dy zëvendës rektorët.

Pas një seance që ka zgjatur disa orë, GJKKO la të pandryshuar masën “arrest në burg” për Edmond Tërthorjan, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike, Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike dhe Mehmet Qoshja, specialist për fondet, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

E njëjta masë është konfirmuar në mungesë edhe për Pirro Zogun, drejtues i një subjekti privat i dyshuar për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”.

Bejo Bizhga, shef departamenti ka deklaruar në seancë se është i pafajshëm, bën zbulime shkencore dhe se nuk merret me tendera.

“Kam punuar për këtë vend prej një jete, kam përgatitur breza, kam nxjerrë veterinerë. Unë bëj zbulime shkencore, nuk merrem me tendera”, ka deklaruar ai.

Ndërsa zëvendës rektori Pashaj ka deklaruar se pas hetimit të SPAK, disa zyrtarë janë larguar nga puna, duke shtuar se edhe nëse do të jetë e ligjshme angazhimi në tendera, pas kësaj nuk do të pranojnë të merren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë