Ngjarje

Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, qëllohet me armë jashtë ambienteve të Gjykatës, plagoset babai dhe vëllai i autorit të dyshuar

Të shtëna me armë janë shënuar jashtë sallës së gjyqit  në Gjermani, ku po zhvillohej procesi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.

Nimani u qëllua për vdekje teksa po darkonte në një kafene në Gjermani pranverën e kaluar.

Sipas mediave gjermane, nga të shtënat janë plagosur babai dhe vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit.

Një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

Mbi qytet thuhet se po monitoron zonën edhe një helikopter, përveç afektivëve që ndodhen në terren.

Gjyqi i boksierit profesionist të vrarë rreth një vit më parë, 38 vjeçari Besar Nimani, filloi rreth orës 9 të mëngjesit.

Vrasësi i dyshuar Huseyin Akkurt, 38-vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, doli para togave të zeza, ndërsa një tjetër i dyshuar për vrasjen e shqiptarit, ndodhet ende në arrati.

Në orën 13:30, pak pas përfundimit të gjykimit, papritmas u dëgjuan të shtëna me armë, rreth 150 metra nga dalja e gjykatës.

Mësohet se ka pasur disa të shtëna, të parat janë qëlluar përballë gjykatës dhe kanë goditur në këmbë vëllain e të pandehurit.

Sipas raportimeve, sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u fut në një makinë me ngjyrë të zezë dhe vijoi të qëllojë nga brenda mjetit. Babai i të pandehur thuhet se ka marrë plumb në mushkëri dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Huseyin Akkurt akuzohet se i ka zënë pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Daëoud Kirit (33 vjeç) më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00 në qytetin Bielefeld ( North Rhine-Westphalia ).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë