Nga Gazeta ‘Si’- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj).
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj) më 26 shtator 2022.
KPK konstatoi pamundësi të Matajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe dhe papafingo, si dhe vlerësoi se është vepruar në kundërshtim me etikën në përfitimin e një kompesimi për shpëronësim trualli.
Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për gjyqtaren, u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz anëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



