Gazeta Si – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kukësit për dënimin me 30 vite burg të Agron Tufës, i akuzuar për vrasjen dhe groposjen e trupit të Kejsi Hysës në vitin 2018, në Nikël të Krujës. Ky i fundit u dënua në mungesë, ndërsa pak kohë më parë u arrestua në Itali.
Masakrimi i Kejsi Hysës dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës, ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit, ku viktima i la të ruajë rreth 50 kg kanabis, Hysni Ramajt, i cili është dënuar më herët me 30 vite burg.
Ai ka treguar gjithë dinamikën e vrasjes, pasi sipas tij, pas humbjes së ngarkesës viktima kërkoi paratë dhe konfliktet kanë kulmuar në një parcelë me hashash që disponohej nga Ramaj dhe Tufa, të cilët pasi e vranë i vodhën varësen e floririt dhe orën “Rolex” e pastaj e varrosën.
Kejsi Hysa është ekzekutuar në korrik të vitit 2018. Ai njihej në Krujë si person që jepte borxh në kërkim të interesit.
34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes dhe ishte në kërkim, qëndronte i lirë në Krujë dhe sipas Prokurorisë kryente aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.
Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij.
Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajtje, nuk ka qenë e suksesshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



