Nga Gazeta ‘Si’- Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me mbylljen e qendrave për punë sociale të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës, duke theksuar se ky veprim ka qenë i papritur dhe i pakoordinuar.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Ambasada amerikane në Prishtinë ka theksuar se veprimet e tilla kanë ndikime negative te mijëra qytetarë të Kosovës dhe mund të krijojnë pasoja të dëmshme për të ardhmen e Kosovës në Evropë, si dhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
The U.S. Embassy is concerned by the abrupt and uncoordinated closures of Serbia-run welfare offices in Kosovo. These and similar actions negatively impact thousands of Kosovan citizens and risk creating negative consequences for Kosovo’s future in Europe and our bilateral…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) February 23, 2025
Qeveria e Kosovës mbylli katër qendra për punë sociale të drejtuara nga Serbia, pasi dyshohet se aty janë kryer aktivitete të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor. Policia e Kosovës ka kryer kontroll në këto objekte, pas arrestimit të katër punonjësve të qendrës në Zubin Potok më 8 shkurt, për akuza të lidhura me “shkelje të vullnetit të votuesve.”
Policia bëri me dije se dyshohet se zyrtarët e këtyre qendrave kanë telefonuar qytetarët për t’i kërcënuar dhe u kanë treguar si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.
Megjithatë, ky veprim ka përkeqësuar edhe më tej marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë. Bashkimi Europian gjithashtu ka kërkuar nga Kosova që të mos mbyllë këto struktura dhe të diskutojë statusin e tyre në kuadër të dialogut të vazhdueshëm Kosovë-Serbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



