Gazeta Si – Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka dëshmuar rreth 2 orë në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Pas daljes ai foli shkurt për mediat, duke treguar arsyen pse ishte në SPAK.
“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë, unë dhe person që kam takuar, ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha Doshi.
I pyetur nëse do të votonte për shkrirjen e SPAK, ai u përgjigj: “Asnjëherë! E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”.
Pak ditë më parë, Tom Doshi njoftoi kandidaturën e tij për deputet në qarkun e Shkodrës pas një tërheqje që pati nga skena politike, pavarësisht se partia e tij fitoi shumë mandate këshilltarësh bashkiakë në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj 2023.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.