Drejtësia

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e ish-presidentit me 27 shkurt

Gazeta Si – Të enjten e 27 shkurtit, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili me anë të një rekursi ka kërkuar lirimin nga qelia, ku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Në Dhomë Këshillimi, gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit, por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

Ish-presidenti u arrestua tetorin e shkuar, teksa tashmë kërkon një masë më të butë sigurie duke argumentuar se kërkesa lidhet më qenien e tij drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ilir Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, të njëjtat akuza janë ngritur edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, por ajo është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë