Gazeta Si – Shtyhet sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Seanca e radhës pritet që të zhvillohet me datë 26 Shkurt, ora 09:00.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv “Partizani”, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv dhe pastrim parash, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, dyshohet se privatizuan kompleksin.
Deri më tani, gjykata është njohur me pretendimet e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi.
Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme më 11 janar, pala mbrojtëse ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




