Nga Gazeta Si- Gjykata e Korçës ka dhënë vendim fajësie për 4 personat e dyshuar si vrasës të Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit në 12 Qershor 2022.
I riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në rezervuar pas dy ditësh që kishte humbur kontaktet me familjen. Policia e Korçës arrestuan si të dyshuar të ngjarjes kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj nga fshati Marjan i Korçës. Po kështu u arrestua dhe bariu i tyre Bledi Angjo.
Shkak i ngjarjes ishte një lidhje me Martina Pajollarin, me të cilën u tha qe ishte paralelisht dhe me njërin prej kushërinjve në një lidhje. Më pas prokuroria përfshiu në hetim dhe Martina Pajollarin si bashkëpuntore në këtë ngjarje, pasi u dyshua se kishte nxjerrë në pritë viktimën.
Prokuroria ka kërkuar dënim me burg për të katër këta shtetas, kërkesë kjo e pranuar nga gjykata. Ndërkaq gjykata ka vendosur dënim me burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim për shtetasit e akuzuar. Konkretisht, Valter Mollaj është dënuar me 25 vite burg, Edlir Mollaj me 23 vite burg, Martina Pajollari me 20 vite burg dhe Blendi Angjo 15 vite burg.
Sipas palës mbrojtëse në gjykim, në as një moment nuk u vërtetuar direkt apo indirekt lidhja e të pandehurve me viktimën. Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, artikuloi se nuk është kërkuar nga prokuroria vënia në dispozicion e materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt.
Ndërkaq sipas tyre në gjykatë asnjë provë nuk vërteton që Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim dhe paralajmëruan apelim te vendimit.
Gjithashtu pritet që mbrojtja t’i drejtohet apelit për të kundërshtuar këtë vendim brenda afatit ligjor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




