Kosova

Vijon numërimi i votave, Vetëvendosja: Të presim deri në fund për të mësuar rezultatin e fitores sonë

Nga Gazeta ‘Si’- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë teksa numërimi i votave në Kosovë është duke vijuar.

Përmes zëdhënësit Arlind Manxhuka, Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje qytetarëve të presin përfundimin e numërimit.

Ai thotë se pasi të numërohen të gjitha votat, do të dihet rezultati “i fitores” së LVV.

“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit në mënyre që të dimë rezultatin e fitores sonë”, shkruan Manxhuka në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë