Nga Gazeta ‘Si’- Deri në orën 21:30 në Kosovë janë numëruar mbi 50 për qind të kutive të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
KQZ ka publikuar rezultatet e numërimit të votave, ku janë numëruar 1289 nga 2,533 duke nxjerrë LVV parti të parë, PDK e dyta dhe më pas LDK
Nga kjo përqindje e numëruar, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.5 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës pason në 29.8 për qind, Lidhja Demokratike e treta me 16.29 për qind të votave ndërsa Koalicioni AAK-Nisma ka 7.92 për qind.
Faqja e KQZ pati disa probleme teknike.
Në një reagim për median, KQZ njoftoi më herët, se të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen online.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



