Kosova

PDK: Vullneti i qytetarëve, pasqyrë më e mirë se exit poll-et! Fushata ishte histori suksesi

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike e Kosovës doli me një deklaratë zyrtare për mediat nga selia në Prishtinë, pas përfundimit të procesit të votimeve dhe nisjes së numërimit.

PDK thotë se votimet folën për forcën e tyre politike dhe theksoi se fushata e saj dëshmoi pjekuri demokratike. Ndërkohë, përfaqësuesit e kësaj partie nuk nguruan të shpallin fitoren në këto zgjedhje. 

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci deklaroi se kjo parti ka një rritje më të madhe sesa është parashikuar.

“E para ne po flasim në përfundim të një procesi që ende nuk ka mbaruar. Duke falënderuar gjithë mbështetësit e PDK, strukturat, komisionerët e vëzhguesit që të mbrojnë votën e PDK. Rezultati jonë, inkurajues. Krasniqi dhe Hamza gjatë kohës kanë punuar me vizion për t’i bashkuar njerëzit për një vizion ma mirë. Votuesi i Kosovës u bashkua që vendin tonë ta bëjmë më mirë. Kemi pasur proces ku qytetarët treguan kulturë të lartë demokratike

Sot qytetarët e Kosovës votuan për ma mirë. Falenderim për kandidatin Bedri Hamza që udhëhoqi fushatë dinjitoze për zhvillimin e Kosovës, mirënjohje për kryetarin e PDK, Memli Krasniqi që i dha kësaj fushate energji. Fushata bashkoi njerëzit e mirë drejt përparimit. Falënderimi për çdo votues ,aktivistë, komisioner, vëzhgues të PDK që punuan me aq zell. Falë jush kjo fushatë ishte histori suksesi.

Vullneti i qytetarëve pasqyron më mirë se sa pasqyrojnë exit poll. Çdo votë të ruhet me korrektësi. Respektojmë procesin dhe  do presim rezultatin përfundimtar”, theksoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë