Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një apel të fundit për qytetarët që të dalin dhe të votojnë para mbylljes së qendrave të votimit.
Në një postim në Facebook, ai e ka quajtur ditën e sotme “Dita D e demokracisë” dhe u ka kërkuar qytetarëve të nxisin familjarët dhe miqtë e tyre që ende nuk kanë votuar të shkojnë në qendrat e votimit sa më parë.
“Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme,” ka theksuar Kurti në mesazhin e tij.
Kryeministri i ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe ka nënvizuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



