Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që e mbara t’i prijë Kosovës, dhe që procesin e zgjedhjeve e sheh si shumë të rëndësishëm, meqë, sipas saj, Kosova është lidere për nivelin e demokracisë në rajon.
Ajo i ka bërë këto deklarata pasi ka votuar në një qendër votimi në Prishtinë.
“Duhet ta mbajmë të tillë nivelin e demokracisë, dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej. Sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili përcaktohet parlamenti i ardhshëm, pastaj edhe institucionet tjera, dhe merren vendime që kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre”.
Sipas saj, njëra ndër mënyrat më të mirat për të kontribuuar në demokracinë e Kosovës, është përmes votimit, andaj i ka bërë thirrje gjithsecilit që ta bëjnë vlerësimin për politikanët që i kanë përfaqësuar, apo për ata që dëshirojnë t’i kenë në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



