Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka votuar sot në zgjedhjet e Kosovës së bashku me familjen e tij.
Në një prononcim për mediat, ai i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pasi vota ka vlerë vetëm në kuti.
Kosova- u shpreh ai- ka nevojë për votën tuaj.
“I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku”, tha Ramush Haradinaj, i cili bëri të ditur se dy fëmijët e tij votojnë për herë të parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



