Një 35-vjeçare ukrainase është shpallur në kërkim nga Policia në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetase ruse (e shpallur në kërkim më herët), kishin marrë një ambient me qira për ushtrimin e prostitucionit.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se po ashtu janë proceduar penalisht edhe dy shtetase të tjera ukrainase, për ushtrim prostitucioni.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
“Gjatë operacionit “Missed call”, u identifikua dhe u shpall në kërkim, shtetasja ukrainase, M. Sh., 35 vjeçe, sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen ruse K. A., të shpallur në kërkim më datë 03.02.2025, shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të tjera ukrainase, në një apartament në lagjen “Pavarësia”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




