Drejtësia

Dosja ‘Partizani’, shtyhet për në 14 shkurt seanca ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Gazeta Si – Shtyhet për në 14 shkurt seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë nën hetim për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.

Në Gjykatën e Posaçme, është zhvilluar seanca për 40 minuta, ku nga mbrojta e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore, por më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.

Deri më tani, gjykata është njohur me pretendimet e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi. 

Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme më 11 janar, pala mbrojtëse ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.

Në këtë proces si të akuzuar kryesorë të SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, që dyshohet për korrupsion dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili dyshohet se u korruptua nga biznesmeni Fatmir Bektashi i cili veç korrupsionit, ka edhe akuzën e pastrimit të parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë